Kështu dëmtohet imazhi ynë: Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës që vepronte në Itali (Video)

Një organizatë e gjerë kriminale e përbërë tërësisht nga shtetas shqiptarë, aktive në shpërndarjen e kokainës në të gjithë Italinë, është shkatërruar nga karabinierët e qytetit të Udines. 
 
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale të shtypit, sipas të cilave operacioni i njësisë hetimore të karabinierëve është koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafias. 
 
Gjithësej janë kryer 30 arrestime dhe 17 kontrolle banesash në bazë të urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Venecias ndaj anëtarëve të organizatës. 
 
Sipas hetuesve, droga impotohej nga Holanda, kalohej me tren nga Franca në Itali dhe më pas shpërndahej në territorin e vendit fqinj, si dhe në Shqipëri e Maqedoni. 
 
Autoritetet kanë vlerësuar se aktiviteti ndër vite i kishte siguruar grupit kriminal rreth 10 milionë euro të ardhura. / Top Channel 

“>

Artikulli paraprakVazhdojnë rrëshqitjet e dheut në Rrugën e Kombit
Artikulli vijues​Papa: Kur'ani është libër i paqes dhe Islami është fe paqësore (Video)