Kapen 128 kg drogë në Vlorë

Policia e Vlorës ka realizuar me sukses një operacion anti-drogë, duke arrestuar 3 persona, teksa dy u shpallën në kërkim, pasi u kapën me 128 kg, 300 gr marijuanë.
Sicc mësohet nga burime policore, të arrestuarit janë Kocci Myrtaj, 39 vjeç, banues në fshatin Llakatund. Ermal Arapaj, 24 vjecc, banues në fshatin Llakatund, si Lisjen Aliraj, 23 vjeç, banues në Vlorë. Policia njofton se u shpallën në kërkim shtetasit A.Z., 45 vjecc, banues në fshatin Trevllazër (pronari i banesës), si dhe A.A., 40 vjecc, banues fshatin Trevllazër.

Strukturat e Policisë së Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur realizimin e një Operacioni në fshatin Trevllazër, si rezultat i të cilit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 128 kg e 300 gr, të llojit “Marijuanë”, si dhe janë kapur në flagrancë në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim (Z.A) 3 shtetasit e mësipërm, në momentin kur po tentonin të shkëmbenin (shisnin) lëndën narkotike.

Pas ndërhyrjes së menjëhershme, Shërbimet e Policisë, gjatë një kontrolli të ushtruar në banesë, e cila shërbente si bazë për përpunimin dhe mbajtjen e lëndës narkotike, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 3 armë zjarri automatikë (2- model 56 dhe 1- Sharrz ), 3 krëhëra me 6 fishekë, – 1 automjet Mercedez-Benz me targë: AA542MP, në pronësi të shtetasit: Lisjan Aliraj, 4 aparatë celularë. Policia deklaron se: Nëse lënda narkotike do të dilte në treg, vlera monetare e kësaj lënde do të kapte shumën prej 120.000 Euro-ve. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Artikulli paraprakPiloti Rus i cili tentoi të shpëton nëpërmjet parashutës së tij, mirëpo nuk arriti
Artikulli vijuesPatriarku Irinej: O serbë, kthehuni në Kosovë