Fjala e tij e fundit ishte: “ Namazi,namazi! Frikësojuni Allahut në sjelljen tuaj me ata që i keni nën pushtetin tuaj!”
Vesi më i urryer për të ishte gënjeshtra.
Puna më e dashur për të ishte vepra e vazdueshme edhe nëse ishte e pakët.
Ai ishte njeriu më i mirë, njeriu më bujar dhe më trimi.
Namazi i tij me të tjerët ishte i shkurter, por kur falej vetëm, falej gjatë.
Kur shtrihej për të fjetur dorën e djathtë e vendoste nën faqen e tij të djathtë.
Kur donte të kryente nevojat e tij personale nuk e ngrinte rroben derisa të afrohej me tokën.
Kur i vinte një lajm i mirë që e gëzonte bënte sexhden e falenderimit për Allahun e Madhëruar.
Kur i frikësohej rrezikut të dikujt lutej duke thënë: “ O Allah! Ne mbrohemi me Ty kundra tyre dhe nga e keqja e tyre!”
Kur ai hynte në shtëpi përdorte menjëherë misvakun.
Kur vizitonte një të sëmurë i thoshte: “ Ske gjë, qoftë pastrim inshallah!”
Kur shihte diçka që e donte thoshte: “ Falenderimi i takon Allahut me begatinë e të Cilit plotësohen mirësitë!”
Kur shihte diçka që nuk e pëlqente thoshte: “ Falenderimi i takon Allahut për çdo gjendje!”
Kur mbaronte varrimin e dikujt qëndronte dhe thoshte: “ Kërkoni falje për vëllain tuaj dhe kërkoni për të përforcimin sepse tani ai pyetet!”
Kur dikush nga familjarët e tij sëmuret i frynte lutjet përkatëse.