Këta janë pesë personat nga Maqedonia që u arrestuan në Turqi pasi dyshoheshin se shkonin të ndihmonin ISIS-in (Foto)

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka publikuar edhe fotografitë e pesë personave që janë kapur në Turqi nga policia turke dhe agjentë të Maqedonisë pasi dyshoheshin se kanë udhëtuar drejt Sirisë nëpërmjet Turqisë për të ju bashkangjitur ushtrisë së ISIS-it, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë aksion ministri i MPB-së Mitko Çavkov tha ””Tre nga të arrestuarit kanë qenë nga Kumanova dhe dy nga Shkupi. Ata kanë qenë duke tentuar për të ju bashkangjitur ushtrisë së njohur si ‘Shteti Islamik’. Gjatë ikjes nga policia turke dhe nga agjentët e Maqedonisë, ata janë lënduar me lëndime të lehta. Pas arrestimit, këta pesë persona janë transferuar në qendrën për të arrestuarit nga shtetet e jashtme në Turqi. Këta persona janë kthyer në Maqedoni nga Turqia dhe dyshohen për nxitje për terrorizëm dhe pjesmarrje në luftëra të shteteve tjera. Gjithashtu, në Maqedoni është shkruar fletarrest edhe për 23 persona që janë veçse në këto luftëra. 25 persona nga Maqedonia kanë humbur jetën në këtë ”mision” ndërsa 50 qytetarë të Maqedonisë ende janë në Siri dhe Irak duke luftuar” tha mes tjerash Mitko Çavkov, i cili paralajmëroj se numrat janë relevant./Telegrafi/

Isis 2

Isis 1

Isis 4

Isis 5

Artikulli paraprakAmerikanët dhe rusët entuziastë për një marrëveshje për t’u dhënë fund luftimeve në Siri
Artikulli vijuesVajza nga Tetova rrëfen rrugëtimin e saj deri te mbulesa