Sekuestrohen 6 tonë drogë shqiptare në Itali

Rreth 6 tonë drogë, që do të prodhonin më shumë se 2 milionë doza në treg dhe do të sillnin një fitim prej 10 milionë euro, janë sekuestruar sot në Itali.
Guarda di Finanzia ka mundur të prangosë edhe një numër të madh njerëzish të përfshirë në organizatën kriminale, mes tyre shumë shqiptarë, raporton Panorama.

Operacioni i zhvilluar në të njëjtën kohë në Komo, Milano, Barleta-Andria-Trani, ka çuar në burg 12 persona, ndërsa 10 të tjerë janë arrestuar në flagrancë. Policia tha se ka kontrolluar 43 shtëpi, ku janë sekuestruar pese automobila, materiale për paketimin e dozave, si dhe 11 mijë euro.

Zinxhiri i trafikut, sipas policisë italiane, shtrihej në tri nivele: kokë e kësaj ishte një familje shqiptare, e cila sillte drogën nga Shqipëria, një grup shqiptaro-italian e blinin dhe e shpërndanin, si dhe një grup i tretë i përbërë vetëm nga italianë.

Ngarkesat vinin nga Shqipëria, zbarkonin në Pulia, ku ruhej droga dhe më pas transportohej me furgonë dhe mjetet të tjera në zona te ndryshime të Italisë. /Telegrafi/

Artikulli paraprakUNHCR synon të dërgoj ndihma humanitare për 60 mijë sirianë
Artikulli vijuesKosova mos t’i lë boshnjakët pas dore