Këto 4 mësime do t’ju ndihmojnë të arrini gjithçka në karrierën tuaj

Për t’u bërë ekspert i çdo fushe është një proces i vështirë dhe jo çdokush mund të arrijë të bëhet. Por ekzistojnë disa elementë ndaj të cilave nëse tregoni vëmendje do të mund të arrini këtë dhe më shumë.

Bazuar në shumë shkrime të personazheve të njohur, hapi kryesor dhe i cili ju ndihmon të ecni përpara ose ju bën të mos ecni kurrë është përcaktimi i objektivit.

Nëse një objektiv nuk është i mirë përcaktuar atëherë ju nuk do të shkoni hiç gjëkundi. Por nëse e dini mirë se kush jeni dhe çfarë doni të bëni atëherë jeni në rrugë të mbarë.

Sado i madh të jetë qëllimi apo synimi juaj mos ngurroni. Me punë dhe përpjekje arrihet gjithçka.

Këto shtatë këshilla do t’ju ndihmojnë të arrini të bëheni sa më shpejtë eksperti i shumë fushave.

Përcaktoni qëllimin tuaj
Fillimisht qartësoni këto pyetje. Çfarë doni të arrini? Për çfarë jeni të apasionuar? Është tenisi? Janë financat? Është menaxhimi? Zgjidhni një, pasi vetëm kështu mund të bëheni shumë i mirë, duke u fokusuar në një gjë të vetme. Për më tepër teoria e vetëvendosjes nga sfondi psikologjik shpjegon se kur bëhesh i mirë në një gjë, bëhesh i mirë në shumë gjëra.

Vendosni e nga kush dëshironi të mësoni dhe pozicionohuni drejt tij
Pasi të keni vendosur se çfarë do të ndiqni duhet të gjeni një ose disa njerëz në atë fushë që dallohen shpejtë. Ka shumë njerëz që dëshirojnë të bëjnë atë që doni ju por shumica e njerëzve janë të kënaqur me mediokritetin, mjafton që ai që është në kryer t’i pëlqejë dhe nuk merren me studimin e tij për të mësuar për veten e tyre. Mos e bëni këtë gabim, ju duhet të mësoni nga më i mirë dhe nëse sjelljet e tij personale tregojnë mospëlqim ndaj jush.

Jini aq të mirë sa të mos mund t’ju shpërfillin
Pasi të keni studiuar më të mirët në fushën tuaj do të kuptoni se çfarë është standardi dhe pritshmëria. Ju do të dini shumë sjellje të cilat fillimisht i keni kopjuar nga ata por më pas keni kuptuar pse ka ndodhur kështu. Dhe pasi të keni marrë më të mirën e mundshme prej të gjithëve tani përpiquni të jeni më të mirë se sa ata. Kjo është pika ku shumë njerëz ndalin. Mos kini frikë tani është momenti të tregoni veten tuaj dhe të shpalosni se kush jeni.

Jepini të tjerëve të gjithë kreditin për suksesin tuaj
Së fundi, një nga çelësat për të arritur suksesin është t’u japësh mentorëve të gjitha meritat për suksesin e tuaj. Sigurisht, ju e bëni punën por këtë nuk do të mund ta bënit kurrë pa ndihmën e të tjerëve. Edhe nëse mendoni se është vetëm merita e juaj për të gjitha sukseset gjithsesi jepuani kreditet mentorëve tuaj. Edhe nëse njerëzit nuk ju kanë ndihmuar drejtpërdrejtë por puna e tyre ju ka frymëzuar apo ndihmuar ju duhet ta tregoni atë./Kumti.com

Artikulli paraprakNdiqni këto 4 rregulla të arta dhe nuk do të vuani asnjëherë për para
Artikulli vijuesQeveria e Kosovës emëron Avni Arifin shef të negociatave me Serbinë