KFOR-i kalon i pa penguar nëpër veri

Mitrovicë, 3 qershor – Në veri të Kosovës edhe sot ka qenë qetë. Rreth 20 automjete të KFOR-it kanë kaluar pa u penguar nga serbët të cilët të premten kishin thënë se nuk kanë për të lejuar më qarkullim as të KFOR-it dhe as të EULEX –it.

Konvoji i KFOR-it u nis nga baza Northen Hill, dhe pastaj vazhdoi te fshatrat shqiptare në veri për t’u kthyer më pas në Mitrovicë

Serbët, duke komentuar këtë për medie të Beogradit thanë se nuk do të “pre e provokimeve” dhe se të “gjitha çështjet duhet të zgjidhen me dialog”.

Në urën e qytetit në Ibër ende gjendet barrikada nga zhavorr e betoni e afër saj qëndrojnë me ndërrime qytetarë serbë nga veriu.

Në Mitrovicë është edhe një barrikadë në rrugën e cila nga ura lindore shpie në qytet drejt Zveçanit, por ajo nuk është pengesë për KFOR-in pasi automjete tij kalojnë pers rrugës alternative.kohaislame

Artikulli paraprakProfesori i UP-së, noton studentin në kafene
Artikulli vijuesOpozita kritikon draft-ligjin për konfiskimin e pasurisë së paligjshme