"Khuuuuuu!!! Mosni bre kshtu n'Ramazan!!!"

Pas deklaratave të imamit Irfan Salihu mbi Perandorinë Osmane, që shkaktuan përjashtim për 1 vjet nga puna e imamit, po ashtu edhe myftiu Naim Tërnava e shprehu përafërsisht të njëjtin qëndrim. Kryetari i Partisë së Drejtësisë, po ashtu ka shprehur mendimin e tij mbi këtë çështje duke thënë: Po, Perandoria Osmane e pushtuar vendin tonë”. Por një faqe në Facebook ka një përgjigje shumë interesante që u parashtron edhe Aganit edhe Kohavisionit. Ky është shkrimi i tyre i plotë: ” Khuuuuuu!!! Mosni bre kshtu n’Ramazan!!!
Principatat arbanase në vitet ‘1300 s’paku 3 here e kane lutë Perandorinë Osmane për ndihmë ushtarake: Despotati i Artës (familja Shpataj) kundër sunduesve serbë e bizantinë; Balshajt kundër Bosnës së Tvrtkos; Karl Thopia kundër Balshajve. Prej vasalitetit klasik nën perandorët e mbretërit sllavë, bizantinë e italikë, prijësit arbanas u bënë sundimtarë mbi ish-sunduesit. I morën 44 poste kryeministrore; me dhjetëra shejhulislamë; me qindra vezirë e vali; me mijëra gjeneralë; autonomi të qeverisjes në vendlindje…Krijuan dinasti si ato të Malkoçëve, Qyprilinjve, MehmetAlive, Bushatëve, Gjinajve…I shtrinë kufinjtë e Arnautllëkut prej Kotorrit e deri afër Danubit, e prej Bosnës deri afër Selanikut. E qeverisën Ballkanin, Algjerinë, Egjiptin, Sirinë, Palestinën, Anadollin, Irakun, Detin Mesdhe, Detin Jon, Detin Egje, Detin e Zi… Kur pati ndonjë kohë tjetër kur shqiptarët mbajtën kësi pushteti? Kur do të kenë kësi roli në NATO apo BE?”/KohaIslame
 
Artikulli paraprakSherr me thika në Elbasan, vritet një person
Artikulli vijuesPorsche Cayenne Turbo me 570 KF dhe Turbo S me 620 KF