Porsche Cayenne Turbo me 570 KF dhe Turbo S me 620 KF

Kompania për rregullimin e veturave, Mansory, përsëri është përkujdesur për modifikimin e SUV-it të Porsches, pra modelin Cayenne në version Turbo dhe Turbo S.

Cayenne Turbo në kapak posedon motorin benzinë Twin-Turbo V8, i cili është përforcuar në 570 kuaj fuqi dhe që shpejtësinë prej 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4,1 sekonda, ndërsa modeli standard përshpejtimin e arrin për 4,5 sekonda.

Ndërkaq Porsche Cayenne Turbo S gjithashtu posedon motorin V8, por me kapacitet prej 620 kuaj fuqi, transmeton Koha.net. Shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h e arrin për 3,8 sekonda, pra 4 sekonda më pak nga modeli standard.

Mansory përveç përforcimit të motorit gjithashtu për Cayenne ofron edhe Aero Body Kit, ku përfshihen mbrojtësit e rinj, set pragjesh, mbrojtësi i gomave tani është më i gjerë, spoiler i pasmë mbi çati, kapaku i motorit i bërë nga fibra të karbonit, set të ri të rrotave prej alumini, amortizatorët e modifikuar, sistemin sportiv të shkarkimit, frenat më të forta, si dhe enterier të modifikuar.

© KOHA

Artikulli paraprak"Khuuuuuu!!! Mosni bre kshtu n'Ramazan!!!"
Artikulli vijuesUlen çmimet e Moto X dhe Nexus 6