Një konvoj i armatosur, i cili deri më tani është i panjohur, ka grabitur 26 shtetas të Katarit, derisa ata po udhëtonin për një ekspeditë gjuetie në Irak.
Incidenti ndodhi në afërsi të kufirit me Arabinë Saudite në orët e hershme të mërkurës në mëngjes dhe sipas policisë ka filluar një aksion i madh policor për gjetjen e tyre.
Duke folur për agjencinë e lajmeve Reuters, Samawa guvernator rajonal Falih el-Zayady ka thënë: “Një grup i armatosur me dhjetëra kamionë, kanë rrëmbyer të paktën 26 gjuetarët Katarit nga kampi i tyre ku qëndronin në fushën e Busaya në shkretëtirën Samawa afër kufijve sauditë.”/KohaIslame