Kilis, qyteti që mirëpret 13 herë më shumë refugjatë se Franca

Numri i refugjatëve që janë vendosur vetëm në qytetin Kilis të Turqisë është 13 herë më i madh se ai i të gjithëve refugjatëve që ka pranuar Franca.

Për shkak të luftës civile që vazhdon për më shumë se 5 vite në Siri kanë humbur jetën me qindra-mijëra njerëz, ndërkohë që më shumë se 5 milionë sirianë kanë ikur nga vdekja dhe janë vendosur në vende të tjera.

Nga këta afërsisht 3 milionë kanë migruar në Turqi.

Në këtë proces të vështirë vetëm qyteti Kilis mirëpret sot 130 mijë refugjatë sirianë. Ndërkohë që është deklaruar për herë të parë se sa refugjatë sirianë janë strehuar në Francë.

Zyra franceze e mbrojtjes së refugjatëve dhe personave pa shtetësi (OFPRA) përmes një komunikate me shkrim njofton se që nga viti 2011 e këtej statusin e refugjatit në Francë e kanë fituar gjithsej 10 mijë sirianë.

Media franceze e pranon që numri i sirianëve të strehuar në Francë është shumë i vogël në krahasim me atë vendeve të tjera, ku dallohet këtu Turqia.

Ndërkohë që vetëm Turqia ka hapur dyert e vetme për 3 milionë sirianë, numri i sirianëve të strehuar në Liban arrin në 1 milionë, shkruan shtypi francez.

Në vitin 2015 për azil në Gjermani kanë aplikuar 1 milionë sirianë. Këshilli i Evropës kishte marrë vendim për të ndarë 160 mijë refugjatët sirianë ndërmjet vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Franca ishte zotuar për të pranuar brenda 2 viteve 3 mijë refugjatë.

Artikulli paraprakNipi i komandantit tregon paprekshmërinë në krye të Postës
Artikulli vijuesPutin pezullon marrëveshjen e plutoniumit me ShBA