Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut kanë raportuar se do të mbajnë samitin e parë, i pari i këtij lloji që nga muaji maj i vitit 2012.
Ministria e jashtme e Kinës ka konfirmuar se samiti do të mbahet gjatë vizitës së kryeministrit Li Keqiang në Seul, e cila është caktuar për datën 31 tetor deri më 2 nëntor.
Mediat japoneze raportojnë se samiti do të mbahet me 1 nëntor.
Takime të tilla, tre palëshe, kishin filluar të mbaheshin që nga viti 2008 dhe janë mbajtur çdo vit deri më 2012, kur edhe u anuluan për shkak të rritjes së tensioneve midis Koresë së Jugut dhe Japonisë, sa i përket çështjes së femrave koreane të dhunuara nga japonezët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Marrëdhëniet rajonale janë tensionuar edhe rreth mosmarrëveshjes midis Koresë së Jugut dhe Japonisë për çështjen e disa ishujve të vegjël që gjenden në detin e Japonisë.