Mijëra qytetarë evropianë protestojnë kundër NATO

Mijëra qytetarë evropianë të shtunën janë mbledhur në protesta dhe kanë protestuar kundër NATO-s dhe manovrave të fundit të saj.

Agjencia IRNA e lajmeve njoftoi se protesta kundër NATO janë zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë ku protestuesit kanë hedhur slogane “Po, paqes dhe JO manovrave të NATO-s”.
Protesta të ngjashme janë zhvilluar edhe në Itali dhe Spanjë kur protestuesit janë mbledhur në qytet Napoli dhe Madrid dhe kanë hedhur slogane kundër NATO.
Protestuesit në këto protesta kanë deklaruar se manovra e fundit ushtarake e NATO-s është përgatitje për një agresion të ri ushtarak kundër ndonjë vendi tjetër.
Vlen të theksohet se NATO ka filluar manovrën ushtarake më të madhe që nga viti 2002 me pjesëmarrjen e 36 mijë trupave ndërkombëtare nga 30 vende.
Artikulli paraprakUkrainë: Mbahen zgjedhjet lokale
Artikulli vijuesKina, Japonia dhe Koreja e Jugut dakordohen për samit