Kina kërcënon me luftë SHBA-në

0
883

Raportet në mes të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë më të tensionuara, tash kur administrata e re e Donald Trumpit ka nisur punën.

Lufta me SHBA-në nën komandën e Donald Trumpit nuk është “vetëm slogan” por është duke u shndërruar “në realitet praktik”, ka thënë një zyrtar i lart i ushtrisë kineze, raporton ‘The Independent’.

Komentet e këtij zyrtari janë publikuar në web-sajtin e Ushtisë për Çlirimin e Popullit, që me gjasë janë përgjigje për retorikën agresive të administratës së re amerikane kundrejt Kinës.

Morning Post ka cituar zyrtarin e Departamentit të Moblizimit dhe Mbrojtjes të ketë thënë se “një luftë brenda ‘mandatit të Presidentit’ ose ‘fillimi i luftës brenda natës’, nuk janë vetëm slogane ato janë duke u shndërruar në realitet praktik”.

Presidenti Donald Trump dhe administrata e tij, vazhdimisht kanë kërkuar një linjë më të fortë karshi Kinës.

Së fundmi, Trump gjithashtu ka injoruar politikën amerikane të “Një Kinë të vetme”. Ai publikisht ka shprehur qëndrimin e tij për Tajvanin.

Kina e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj dhe SHBA për dekada të tëra ka respektuar këtë politikë. Por Trump ka dhënë sinjale se nuk do të qëndrojë prapa politikës për “Një Kinë të vetme”.

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson gjithashtu ka avokuar për këtë politikë, teksa anijet luftuarake janë vendosur në ishujt kinez në Detin Jugor të Kinës- veprime të cilat Pekini zyrtar i konsideron akt të luftës, transmeton Gazeta Express.

Raportet e pakonfirmuara se ushtria kineze dhe sistemet raketore janë vendosur pranë provincës në veri-lindje të Heilongjiang, sugjerojë se Kina është duke u përgatitur për luftë.

Në rrjetet sociale në Kinë, gjithashtu janë publikuar fotografi të sistemit raketor, Dongfeng-41, të cilat thuhet se janë vendosur afër kufirit rus.

Provokime të tilla janë publikuar edhe në tabloidin ‘The Global Times’, ku sugjerohet se Ushtria për Çlirimine Popullit po paralajmëron Trumpin.

Sidoqoftë, presidenti kinez, Xi Jinping ka bërë thirrje për reduktim të armëve bërthamore.