Kina kopjuesit i kontrollon me dronë në provimet pranuese

Në mënyrë që të evitohet kopjimi dhe mashtrimi nëpër provime pranuese, disa universitete në Kinë do të shfrytëzojnë dronët për të kontrolluar gjithçka nga lartë.
 
Me avancimin e teknologjisë, ndihma nga jashtë është bërë shumë më e lehtë, andaj kontrolli nga profesorët apo asistentët po bëhet gjithnjë e më i padobishëm, transmeton Telegrafi.
 
Fluturakja që do të shfrytëzohet në Lyoang të Kinës, do të ketë një aplikacion që detekton radiovalët, duke bërë kështu që të afrohet tek kandidati që është duke përdorur pajisje për komunikim.
 
People’s Daily Online raporton se dronët do të fluturojnë në qetësi, në mënyrë që të mos u pengojnë kandidatëve në plotësimin e testit. 
Artikulli paraprakMASHT e shpalli të suksesshëm Testin e Maturës, me gjithë kopjimet e parregullësitë
Artikulli vijuesTurqia standardizon bakllavanë