Shtatë fëmijë gjenden të vdekur në Gjermani

Shtatë trupa të foshnjave janë gjetur në një shtëpi në Gjermani, pas një vizite nga mjekët.
Stafi mjekëve të emergjencës pas një thirrje telefonike kishin vizituar shtëpinë në Wallenfels, Bavaria të enjten mbrëma, shkruan Mirror. Policia tani është duke i kryer hetimet për këtë krim.

Trupat e foshnjave janë gjetur në një dhomë, por ende nuk dihet se për sa kohë kanë qëndruar në një gjendje të tillë. Kurse tani janë larguar nga dhoma për ekzaminime të mëtutjeshme, transmeton Koha.net.

Sipas këtyre raporteve thuhet se banuesit aktual të shtëpisë janë një familje “normale”, që përkujdesen për fëmijët e tyre. Ende nuk dihet nëse kjo familje ishte në dijeni për këta trupa fëmijësh.

Banuesja e më parshme, një 45 vjeçare, ende nuk është gjetur nga zyrtarët e policisë.

Kurse autoritet në Gjermani kanë thënë se autopsia e trupave mund të marrë një kohë më të gjatë për shkak të gjendjes jo të mirë të disa prej organeve.

Artikulli paraprakIslamofobia kosovare ndaj votës në UNESCO
Artikulli vijuesMbyllen nëntë lokale të bixhozit në Ferizaj