Për të parandaluar ekstremizmin islamik, qeveria kineze bënë të ditur se prindërit në Xinjiang, rajon me shumicë muslimane, do të raportohen në polici nëse i inkurajojnë apo i detyrojnë fëmijët në aktivitete fetare.
Rregullat e reja për Xinjiang, të cilat duhet të hyjnë në fuqi më 1 nëntor, thonë se prindërit dhe kujdestarët nuk mund ‘të organizojnë, të joshin apo t’i detyrojnë të miturit të marrin pjesë në aktivitete fetare”, përcjell Xinjiang Daily.
Përveç kësaj, prindërve u ndalohet që fëmijëve t’ju promovojnë ndjenjat ekstremiste dhe t’i detyrojnë të mbajnë veshje apo simbole ekstremiste. Ligji i ri i inkurajon qytetarët e thjeshtë që t’i raportojnë aktivitetet e tilla.
“Çdo grup apo person ka të drejtë t’i ndaloj këto sjellje dhe t’i raportoj tek organet e sigurisë publike”, thotë qeveria.
Rregullat gjithashtu ndalojnë çdo formë të veprimtarisë fetare në shkolla.
Shkollat janë përgjegjës për largimin e nxënësve nga separatizmi dhe ekstremizmi në mënyrë që të krijohet një atmosferë që “respekton shkencën, kërkon të vërtetën, refuzon dhe kundërshton paragjykimet”.
Qeveria kineze mohon keqtrajtimin e Ujugurëve, duke deklaruar se të drejtat e tyre kulturore dhe fetare janë plotësisht të mbrojtura.
Derisa ligji kinez mbështet lirinë e fesë, ai nuk ua lejon të miturve aktivitetet fetare. Për të siguruar këtë, vitet e fundit autoritetet kanë mbyllur shkollat muslimane në Xinjiang.
Xinjiang është vend në veriperëndim të Kinës, i banuar me rreth 21 milionë banorë, ku 45 për qind janë ujgurë./islamgjakova/