Kina ua ndalon myslimanëve agjërimin

Kina edhe një herë ka ndaluar Ramazanin në pjesën e largët perëndimore të Xinjiang, për anëtarët myslimanë të partisë, shërbyesit civilë, studentët dhe mësuesit.

Myslimanët e kësaj pjese që njihen si pakica ujgure, janë urdhëruar nga autoritetet e vendit që gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit të mos agjërojnë, raporton The Indepedent.

Lideri i ujgurëve, Dilxat Raxit, lëvizjen e Kinës e sheh si përpjekje për të kontrolluar besimin e tyre islam, dhe paralajmëroi se kufizimet do të detyrojnë ujgurët t’i rezistojnë sundimit të qeverisë kineze.

Artikulli paraprak“Shpresa e re” gëzon të varfrit e Luginës së Preshevës para Ramazanit
Artikulli vijuesJa vendet në të cilat do të agjërohet deri në 22 orë!