Një hotel në Turqi, i cili nuk shërben pije alkoolike, ka fituar çmimin hoteli më i mirë në Evropë

“Hoteli më luksi” në Turqi dhe në Evropë për vitin 2013, i është dhënë rrjetit të hoteleve Angel.

Ky çmim, iu dha hotelit në fjalë gjatë një ceremonie ku përzgjidhen hotelet që ofrojnë shërbimet më të mira në botë, në festivalin Oskar të turizmit, i cili u mbajt në Antalia të Turqisë.
Në festival merrnin pjesë përfaqësues të mbi 50 rrjete hotelesh luksoze evropiane. Gjatë ceremonisë, u zgjodhën 15 hotele, pjesë e një rrjeti, si hotelet më të mira për vitin 2013 dhe për këtë iu dorëzua dhe çmimi vlerësues.
E veçanta e këtij rrjeti hotelesh është se ato nuk shërbejnë pije alkoolike në ambientet e hoteleve, si dhe nuk lejojnë konsumimin e këtyre lëndëve. /a.online/kohaislame

Artikulli paraprakPresidenca shkel premtimet ndaj të mbijetuarve të Restelicës
Artikulli vijues(Video) Komponentet kimike për armët kimike, ushtria e Asadit i ka blerë nga Britania