Nga një stuhi e fuqishme në pjesën lindore të Kinës, janë vrarë 98 vetë dhe janë plagosur qindra të tjerë.
Janë dëmtuar linjat e rrymës elektrike, janë përmbysur makinat dhe janë shkatërruar kulmet e shtëpive dhe të bizneseve.
Kjo stuhi, së bashku me tornadon, e ka goditur dje rajonin afër qytetit Jançeng, që është në veri të Shangajit.
Agjencitë kineze të lajmeve raportuan se erërat kishin arritur shpejtësinë prej 78 milash në orë.