Zbulohen rezerva të reja të mëdha ari në Sudan

One kilogram gold bars are displayed for a photograph at the YLG Bullion International Co. headquarters in Bangkok, Thailand, on Wednesday, Jan. 13, 2016. Thailand's biggest buyer of gold will boost purchases by about 25 percent to 160 tons this year, said chief executive officer Pawan Nawawattanasub. Photographer: Dario Pignatelli/Bloomberg

Rezervat e sapozbuluara të arit janë me kapacitete prodhimi deri në 7 tonë në vit

Në një nga vendet më varfëra në botë, Sudan, janë zbuluar rezerva të reja të mëdha ari, raporton  (AA).

Ministri për Naftë dhe Miniera i Sudanit, Azhar Abdulkadir, u takua me përfaqësuesit e sektorit të minierave dhe njoftoi se janë zbuluar rezerva të reja të arit me kapacitete të ekspolatimit vjetor prej 7 tonësh.

Abdulkadir paralajmëroi hapa të mëdha në zhvillimin e xeheve në Sudan, duke shtuar se të gjitha problemet e këtij sektroi janë produkt i problemeve politike dhe të varura nga ndikimi i qendrave të fuqive të jashtme.

Ministri sudanez nuk zbuloi lokacionin e saktë të rezervave të sapozbuluara të arit, e as nuk precizoi se kur mund të fillojnë me eksploatimin e metalit të çmuar.

Sudani ka rreth 40 milion banorë dhe përpiqet të marrë veten nga humbjet e tre të katërtave të prodhimit të naftës që nga shkëputja e Sudanit të Jugut në vitin 2011.

Aktualisht, eksploatimi i arit plotëson 80 për qind të të ardhurave kombëtare, kurse Sudani në vit prodhon rreth 100 tonë të këtij metali.

Autoritetet e Sudanit pralajmërojnë luftë kundër kontrabadimit të arit dhe naftës, që konsiderohen si pengesa më e madhe e zhvillimit ekonomik të vendit. Megjithatë, ende nuk ka një raport zyrtar për sasinë e kontrabandimit.

Artikulli paraprakTrump kërcënon ekonomikisht Turqinë
Artikulli vijuesQeveria Maqedone nënshkruan marrëveshje të re me linjën ajrore “Wizz Air”