Kinë: Nga stuhia – 98 vetë e humbën jetën

Nga një stuhi e fuqishme në pjesën lindore të Kinës, janë vrarë 98 vetë dhe janë plagosur qindra të tjerë.

Janë dëmtuar linjat e rrymës elektrike, janë përmbysur makinat dhe janë shkatërruar kulmet e shtëpive dhe të bizneseve.

Kjo stuhi, së bashku me tornadon, e ka goditur dje rajonin afër qytetit Jançeng, që është në veri të Shangajit.

Agjencitë kineze të lajmeve raportuan se erërat kishin arritur shpejtësinë prej 78 milash në orë.

Artikulli paraprakLiderët politikë të habitur në dorëheqjen Brexit dhe Cameron-it
Artikulli vijuesAhmeti viziton familjen Mramori e cila humbi dy fëmijët