Vriten 85 ushtarë sirianë dhe 110 civilë dhe luftetarë

0
137

Një grup i aktivistëve sirianë thotë se një veturë vetëvrasëse me bombë ka lënë sot të vrarë të paktën 50 ushtarë të qeverisë siriane dhe luftëtarë besnikë të presidentit Bashar al-Assad, në provincën qendrore të Hamas.
Rami Abdul Rahman, udhëheqës i Observatorit Sirian për të Drejta të Njeriut tha se një luftëtar i një grupi të inspiruar nga Al-Qaeda e hodhi veten në ajër në afërsi të një postblloku të ushtrisë, transmeton Rel.

Grupi gjithashtu njoftoi sot për luftime të ashpra në Damask, të cilat, sipas tyre, filluan pasditen e së dielës dhe ishin të koncentruara në lagjen jugore të Tadamonit dhe kampet e refugjatëve të Yarmoukut.

Observatori njofton gjithashtu për një sulm ajror që ka lënë të vrarë sot të paktën 20 luftëtarë në provincën veriperëndimore të Idlibit. Viktimat e ditës së djeshme në territorin e Sirisë, përfshijnë vrasjen e 85 ushtarëve të rregullt të regjimit, 53 civilë dhe 54 luftetarë të Ushtrisë së Lirë Siriane.