Kinë: Rruga"gëlltit" furgonin(video)

Një shofer i tmerruar nga Kina ka rrëfyer se si furgoni i tij ra në një gropë dy metra të thellë që u hap papritmas nën të, ndërsa ai ishte duke pritur në rrugë për shkak të ngarkesës të trafikut.

Shiu që ra disa javë ka dëmtuar themelet bazë të rrugës së asfaltuar në qytetin e Guilin në Kinë jugore. Për fat të mirë, shoferi ka kaluar pa lëndime. “Mendova se ishte një tërmet. Toka në të njëjtën kohë filloi të zhduket poshtë meje, dhe dëgjova një zhurmë të tmerrshme”, i tha shoferi policisë. “Është e pamundur të parashikohet. Rruga dukej e paprekur në sipërfaqe. Megjithatë, pesha e furgonit ishte shumë e madhe dhe rruga ra,” tha një zëdhënës i policisë. Tani për tani është duke vazhduar hetimi lidhur me këtë incident./kosovaonline/kohaislame

 

Artikulli paraprakMurat Jashari, 372 pyetje Fatmir Limajt
Artikulli vijuesLEMZA