Si të mbrohemi nga alergjitë

Alergjitë sezonale sjellin me vete dhe probleme të shumta për njerëz të ndryshëm, të cilët vuajnë në çdo moment të ditës pasojat që mbart alergjia. Për fat të keq “sezoni alergji” mund të përfshijë shumicën e vitit dhe në çdo kohë duhet të jemi të përgatitur për t’i paraprirë situatave të tilla.

Stop teshtimës
Çdo sezon sjell shqetësime shëndetësore alergjike dhe teshtima është faktori kryesor që bën të kuptosh që po rrezikohesh nga një alergji sezonale. Gjatë këtyre rasteve janë të këshillueshme vizitat e herë pas hershme te mjeku alergolog.

Larg pemëve, fushave dhe barërave të këqija
Zakonisht simptomat e alergjisë fillojnë në muajin shkurt kur pemët ndryshojnë ngjyrë. Kjo periudhe deri në muajt e verës është shumë e rrezikshme, ndaj këshillohet që të evitohet kontakti me natyrën. Është mirë të qendroni në shtëpi kur vëreni se të tilla raste vështirësojnë shëndetin tuaj.

Përdor maskë
Nëse jeni të detyruar që të pastroni kopshtin apo nëse kjo është një punë e përditshmërisë tuaj këshillohet që të përdoret me patjetër maskë, e cila mban larg polenet nga hunda dhe goja.

Lani flokët në mbrëmje
Këshillohet të lahen flokët çdo mbrëmje, aq më tepër nëse jeni individë që përdorni xhel apo produkte të tjera me aromë për flokët tuaj. Përdorimi i këtyre produkteve thith polene të ndryshme, të cilat ju shqetësojnë.

Kushtoj vetës disa minuata relaksi
“Stresi rrit nivelet e kortizolit hormon dhe shpesh çon në reagim alergjik”, kështu shprehet Clifford Bassett, një alergolog në Neë York nga Universiteti “Medical Center”. Është e këshillueshme që t’i krijojmë vetës mundësi relaksi, qoftë dhe disa minuata meditim në vaskë.

Mbani hundën të pastër
“Hunda është si një makinë thithëse e poleneve të ndryshme”, kështu shprehet mjeku alergolog Neil Kao në Greenville. Ai këshillon që në të tilla situata është mirë që të përdoren sprai, e cila ndihmon në parandalimin e reaksioneve alergjike në hundë.

Lani rregullisht çarçafët
Është e këshillueshme që të paktën një herë në javë të lahen çarçafët dhe çdo gjë e krevatit tuaj për të larguar pluherat që mblidhen. Është konstatuar që larja me të paktën 140 gradë spastron të gjitha pluherat.

Mos të ketë lagështirë
Përpara se të flini është shumë e rëndëishme që dhoma juaj të jetë e tharë, pasi lagështira ndikon negativisht në shëndetin tuaj./ TvKlan

Artikulli paraprakKufiri në Gjevgjeli është mbyllur “hermetikisht” edhe për refugjatët edhe për trenat
Artikulli vijuesJa cilat janë shtetet me më shumë duhanpirës