Kisha Katolike: Nishani të kërkojë falje

Komuniteti Katolik i Elbasanit i ka kërkuar Presidentit të Republikës të ndreqë një gabim të bërë, në dëm të imazhit të Kishës Katolike.
 
Ky komunitet ka shprehur indinjaten per deklarata e presidentit ne ‘Top Story’, duke i kerkuar ketij te fundit te qendroje ne poziten qe i takon, si Presidenti i gjithe shqiptareve.
 
“Me urtësinë që na jep Krishti, me anë të Shpirtit të Shenjtë, ju ftojmë të kundroni qëndrimin tuaj dhe ju këshillojmë të tërhiqni deklarimet tuaja publikisht, duke dëshmuar qytetarinë dhe urtësinë që i takon një posti të tillë, ose mund të mbani po të njëjtin qëndrim, por jo nga posti që përfaqëson unitetin e kombit. Lutemi që Shpirti i Shenjtë t’ju ndriçojë mendjen që të ndreqni këtë gabim, në respekt të detyrës që mbani dhe dinjitetit të shenjtë të Kishës sonë Katolike”, tha Sokol Lulgjuraj, kryetar i Këshillit të Kishës Shën Piu X.
 
Qe pas vendimit te Gjykates se Larte per prishjen e Kishes Katolike te Elbasanit, vendim ende i pazbardhur, per shkak te pronesise ku ajo eshte ndertuar, nje sere reagimesh kane ardhur nga komunitetet fetare ne vend dhe Presidenti i Republikes, per shkak te lidhjeve familjare qe bashkeshortja e tij ka me pretenduesit e truallit./ Top Channel
Artikulli paraprak11 nëndegë të Prishtinës do ta braktisin Aleancën e Ramush Haradinajt?
Artikulli vijuesStojanoviq: Kisha serbe në oborr të Universiteti nuk do rrënohet