Basha denoncon projektet për inceneratorët

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, denoncoi ndërtimin e tre inceneratorëve, përkatësisht në Elbasan, Fier e Tiranë, duke i quajtur si një aferë korruptive. Sipas tij, pas këtyre kompanive fshihet Ahmetaj dhe Rama.

“Kthimi i Shqipërisë në një kazan plehrash paralel ishte plan paralel me kanabizimin e vendit. Pronësia e 3 incineratorëve është e të njëjtit person. Skemë korruptive për të mbuluar pronarët e vërtetë, Edi Rama, Arben Ahmetaj. Në total bëhet fjalë për 400 milionë që do të paguhen nga shqiptarët për ndërtimin e incineratorëve në 20 vjet. Ne kemi një studim të plotë të të gjithë dokumentacionit shtetëror”, u shpreh Basha.
Kreu i PD bëri thirrje që KLSH dhe Prokuroria të nisë hetimet, për këtë aferë që zhvat shqiptarët dhe vë në rrezik jetën e tyre.

“Kjo është aferë kriminale – mafioze. I bëj thirrje KLSH dhe Prokurorisë të zbulojnë këtë aferë që zhvat shqiptarët. Me drogën Edi Rama eksportoi drogë në Europë, me incineratorët synon të importojë plehra në Shqipëri. Në vend që të paguaje 400 mln euro për rrugët apo shkollat dhe spitalet, Rama paguan djegien e mbeturinave në incinerator”, shtoi më tej Basha.

Ndërkohë që deri më tani ka përfunduar dhe filluar së funksionuari vetëm inceneratori i qytetit të Elbasanit.

Artikulli paraprakVlorë, shpërthen automjeti në lëvizje, plagoset drejtuesi
Artikulli vijuesHidrocentralet mbi Vjosë, “The Guardian”: Kërcënimi nga digat në Ballkan