Kisha në kampusin e UP, të shndërrohet në “Muze të Holokaustit”

Historiani i artit, Dr.Fejaz Drançolli, i cili ka punuar gjatë në mbrojtje të trashëgimisë historike-kulturore të Kosovës, duke folur për kishën e ndërtuar në kampusin e Universitetit të Prishtinës, thotë se është e udhës që ky ndërtim i dhunshëm fetar të shndërrohet në “Muze të Holokaustit”, që do të na i përkujton të bërat e regjimit të apartheidit millosheviqian dhe të bashkëpunëtorëve të tij e që disa prej tyre ende janë aktivë në politikën e sotme serbe.

“Supozojmë se ndërtimi i kësaj kishe është realizuar edhe me ndihmën materiale të disa biznesmenëve kosovarë, të cilët siç duket kanë qenë të detyruar me dhunë nga krimineli serb Zhelko Razhnjatoviq – Arkan. Natyrisht, të tillët, në rrethana të okupimit dhe të politikës millosheviqiane ishin të detyruar të ndihmojnë ndërtimin e kompleksit, se përndryshe…”, thotë Drançolli, transmeton Telegrafi.

Artikulli paraprakDr. Shefqet Krasniqi: Vaso Pasha nuk tha bre se "kisha e Milosheviçit n’midis Prishtinës është feja e shqiptarit" !
Artikulli vijuesAhmet Bushati, mësuesi i parë që çeli mejtepin në Dërgut