Kivi për shëndet të trupit dhe lëkurë të bukur e rinore

Kivi

Ky frut i vogël, plot me vlera ushqyese është gjitashtu përplot me vitamin C (dyfish sasin e portokallit), ka më shumë fiber se sa mollat, dhe mund bananet si ushqim me më shumë potas (potasium). Perzirja unike e vitaminave dhe mineraleve qe gjenden në kivi ndihmon kunder sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit, dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. Përzirjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi funksionojnë pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu ndihmojnë shëndetin vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut, zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së shtypjes se gjakut. Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADNs por gjithashtu ndihmon qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten.

 

Në sajë të dozës së lartë të vitaminave C dhe E, që përshpejtojnë krijimin e kolagjenit dhe hidratimin natyral të lëkurës,

Kivi është ”eliksir” i pabesueshëm në luftën kundër rrudhave. Ky është rezultati që doli nga një studim britanik.

Për shkak të kësaj, si preventivë dh e për reduktimin e treguesve më të dukshëm të viteve, por edhe forcimin e sistemit imunitar, rekomandohet konsumimi i rregullt i kivit, që ka vetëm 45 kalori. Përveç vitaminave C dhe E, përmban edhe fibra bimore, kalium, bakër, magnez dhe mangan.

Kivi është i pasur edhe me acid askorbik, që neutralizon bakteret dhe mbledh poret. Nëse keni filluar të hani kivi kundër rrudhave, efektin mund ta forconi me maskë: bëni kremin nga një kivi dhe pak kos. Aplikoni në fytyrë një shtresë të trashë, lëreni të veprojë shkurt, dhe shpëlajeni mirë.
Përdorimi i këtij kremi nuk specifikon llojin e fytyrës! Siç duket është për çdo lëkure!

Artikulli paraprakQepë dhe hudhër për të ruajtur dhe për ta trajtuar kancerin!!
Artikulli vijuesÇAJI NUK JU LË TË TRASHENI