ÇAJI NUK JU LË TË TRASHENI

Nëse konsumoni ushqim të shpejtë, me konsumimin e rregullt të çajit mund ta parandaloni grumbullimin e kileve.

Hulumtuesit kanë zbuluar se nëse konsumoni çaj, e zvogëloni mundësinë e ndikimit të përbërësve të dëmshëm në gjak, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë janë në lidhje me yndyrën e ushqimit që mund të shkaktojë diabetin, tipi 2. Eksperimentet në minj tregojnë edhe shumë dobi tjera prej ndikimit të çajit.

Gjatë studimeve, hulumtuesit e minjve u kishin shërbyer ushqim të pasur me shumë yndyrë, përderisa të tjerëve u kishin shërbyer ushqim normal. Secilën prej këtyre dy grupeve e kishin ndarë në grupe dhe u kishin shërbyer ujë, çaj te zi, apo çaj të gjelbër për 14 javë rresht. Të dyja llojet e çajit e kishin zvogëluar peshën të minjtë dhe e kishin hequr dhjamin në bark si pasoje e ushqimit të pasur me shumë yndyrë.

Çaji i zi është efikas në luftën kundër përbërësve të dëmshëm në gjak. Kjo ndikon në nivelin e lartë të kolesterolit, nivelin e lartë të glukozës dhe rezistencës në insulinë, që janë shenja të diabetit, tipi 2, atëherë kur trupi në mënyrë efikase nuk e përdor insulinën, të cilën e prodhon. Problem kyç të njerëzit me mbipeshë është se te shumica prej tyre shfaqet rezistenca ndaj insulinës.

Edhe pse ky zbulim do të duhet të vërtetohet edhe te njerëzit, është treguar si shumë me rëndësi. Tashme është vërtetuar se çaji e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe sëmundjes se Parkinsonit.

Disa hulumtime po ashtu theksojnë se konsumimi i çajit për 10 vjet e më tepër shton dendësine e eshtrave.

Artikulli paraprakKivi për shëndet të trupit dhe lëkurë të bukur e rinore
Artikulli vijuesStandard: Natali Velijaj, emër i njohur për austriakët