Para se të merr një pikë, ajo do të bëjë histori këtë verë në Rio de Janeiro. Ajo do të jetë atletja e parë amerikane me shami apo hixhab që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.
Ibtihaj Muhammad këtë të drejtë e ka fituar pasi ka arritur të renditet në vendin e tretë të kampionatit botëror me shpata në Athinë.
Athina zyrtare ishte organizatore e botërorit të njohur si “Women’s Sabre World Cup”, ku Muhamed fitoi 20 pikë, përkatësisht medaljen e bronztë në emër të SHBA-ve, transmeton Telegrafi.
Ibtihaj Muhammad e ka përshkruar këtë arritje duke thënë se as gjinia, as raca apo fe, nuk duhet ti largojnë sportistët nga ëndrra e tyre.
“Me këtë, dua të dëshmoj se me punë mund të arrihet çdo gjë dhe dua që jem shembull për të gjithë pa marr parasysh gjini, fe apo racë”, tha 30-vjeçarja.
Kujtojmë se Lojërat Olimpike do të mbahen gjatë kësaj vere në Rio de Janiero të Brazilit, ndërsa edhe Kosova do të prezantohet me disa sportistë, mesin e tyre, kampionen botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi.