Kjo është një nga shenjat e burrërisë

Pa dyshim se, falja e namazit me xhemat në shtëpitë e Allahut dhe xhamitë e muslimanëve, ashtu siç ka urdhëruar Zoti i botëve dhe i Dërguari i Tij fisnik sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, është një rit madhështor i fesë Islame dhe një shenjë prej shenjave të burrërisë.

Po, ajo është një shenjë madhështore e burrërisë, ashtu siç e ka sqaruar Zoti i botëve kur thotë:
“Në xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i Tij, Atë e lavdërojnë në mëngjes dhe mbrëmje, burra…” Kështu tha Zoti i botëve:
“Burra, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahun dhe për ta falur namazin…” (Nur, 36-37)

Ku e kanë këtë burrëri ata të cilët nuk e falin namazin me xhemat apo që e ulin vlerën dhe pozitën e tij?!

Shejh Abdurrezzak El-Bedr (Allahu e ruajttë)
www.al-badr.net

Artikulli paraprakNuk ka mirësi nga veprat që të hudhin në zjarr
Artikulli vijuesAi që e bën këtë vepër i plotesohet duaja