Kjo është refugjatja më e moshuar në botë

0
362

Një rrëfim i pazakontë vjen nga një kamp refugjatësh në Greqi, aty është një refugjate e veçantë. Eida Karmi 115 vjeçare, gjendet në kamp dhe qilimi i saj nuk është të qëndrojë në Greqi, por të udhëtojë në Gjermani, atje ku e ka familjen.

Siç njofton CNN gjatë jetës saj, ajo i ka përjetuar dy luftëra botërore, rënien e Perandorisë Osmane dhe luftën e tanishme, por ajo tani ëndërron që të bashkohet me familjen.

Kur kishin filluar luftimet, Eida Karmi kishte mbetur e vetme dhe për të arritur deri në kampin e refugjatëve e ndihmuan dy fqinjët e saj Ahmed dhe gruaja e tij Berivan. Ahmed e kishte mbajtur mbi supe atë qindra kilometra, pasi ajo nuk mund të ecte.

Veç udhëtimit në këmbë, e moshuara përjetoi edhe kalimin ilegal me barkë në deti, pasi autoritetet turke nuk e lejonin që të shkonte në Evropë si refugjate.

Ajo tani ka edhe një dëshirë, që nipi i saj të mund ta marrë dhe ta dërgojë pranë fëmijëve të saj, nipave e mbesave në Gjermani, në mënyrë që të prehet në paqe afër tyre.