Klithje alarmuese e ushtarit për diskriminimin që ju bëhet shqiptarëve të përmbytyr në Hasanbeg

Përshëdetje i nderuar:

Ju lutem, mundësisht të ngelem anonim! Jam pjesetar i Armates Shteterore, ku veproje dhe punoje, si ushtare.

I revoltuar dhe me shume mllef, dhe me pamundesine qe te bej dicka me teper, ua shkruaj kete mesazh, te pakten opinioni i gjere te njoftohet me situaten reale qe po ndodhe ne lidhje me ndihmen qe ofrohet ne vendet e prekura nga fatkeqesia natyrore qe pesuam javen e kaluar. Eshte dita 6-të ku ne si pjesëtarë të armatës jemi në terren për të ndihmuar dhe vepruar, por ajo qe me shqeteson eshte padrejtesia dhe mënyra selektive e ofrimit të ndihmës. Në ditën e gjashtë ne veprojme vetem ne rajonin e Stajkovces dhe Inxhikoves, ndërkohë që as edhe 1 dite, nuk kemi kaluar ne lagjen e Hasanbegut, duke pasur parasysh qe nga fatkeqesia Hasanbegu e pesoi edhe me rende, ate e kemi lene vetem ne duart e disa organizatave humanitare dhe njerzve human e vullnetare. Dhe jo vetem ne si nje institucion shteteror por edhe policia EBR, zjarrfikesit, ujesjellesi dhe kanalizimi kryqi i kuq, qe te gjithe jane te perqendruar vetem ne rajonin e Stajkovces edhe Inxhikoves. Vertete me vjen shume keq, pse insitucionet shteterore nuk ndihmojne ne Hasanbeg, pse ne si Armate as edhe 1 dite nuk u ndalem qe te ndihmojme edhe ne Hasanbeg. Selektime ne baza etnike kemi pasur gjithnje, mirepo qe do kemi edhe ne nje fatkeqesi si kjo nuk kam besuar. Eshte jo njerzore, e turpshme.

Ndarje nacionaliteti ne fatkeqesi, e pabesueshme por nje fakt, atehere perderisa ekziston nje fakt i tille, dhe ka ndarje, ku jane perfaqesuesit tane?! Pse kemi urdhera te veprojme vetem ne rajonet qe permenda me siper?

Ju lutem, ju, si nje gazetar me reputacion dhe ndikim, shperndaje lajmin per situaten reale qe po ndodhe ne rajonet e prekura, te pakten te njoftohet opinioni per perzgjedhjen jo njerezore qe behet ne lidhje me ndihmat ne rajonet e prekura.

Ju faleminderit zotri!

(LP)

Artikulli paraprakKëtë vit Arabia Saudite – pret 1.5 milion haxhinjë
Artikulli vijuesHafizi tetovar dhe tregtari shkodran, që i shpëtoi jetën…