Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Fejzi Shaholli dhe Drejtori i Rinisë z. Armand Shehu, zhvilluan një vizitë pune në Komunitetin Mysliman të Kroacisë, ku u takuan me kreun e myslimanëve kroatë, Dr. Aziz Hasanovic.
Në takim u diskutua për bashkëpunim në implementimin në Shqipëri të standardit hallall.
Më pas u vizitua edhe Qendra e Standardit Hallall të Kroacisë, ku CEO i qendrës z. Aldin Dugonjic, u shpreh se është i hapur dhe i gatshëm të bashkëpunojë.
Ndërkohë përfaqësuesit e KMSH-së, gjatë vizitës dy ditore në Zagreb janë njohur me të gjithë strukturën dhe funksionimin e Qendrës së Standardit Hallall. Më tej ata vizituan edhe kompaninë KRAS, e njohur ndërkombëtarisht për produkte të certifikuara hallall./kmsh/