Misioni “sekret” i Ditmir Bushatit në Shtëpinë e Bardhë

Në fakt nuk se është sekrete si vizitë. Dihet që Ditmir Bushati është i ftuar dhe do të vizitojë Uashingtonin dhe posaçërisht Shtëpinë e Bardhë ku pritet të ketë takim me një nga tre njerëzit më të afërt të Presidentit amerikan.

Por as ministria e Jashtme e as Ambasada e SHBA-së nuk kanë dhënë ndonjë njoftim zyrtar mbi udhëtimin e kreut të diplomacisë shqiptare në Uashington. Mister dhe seckret në këtë rast mbetet axhenda e bisedimeve në qendrën e pushtetit të shtetit më të fuqishëm në botë, pikërisht në këtë kohë të trazuar dhe për politikën shqiptare.

Dihet vetëm që ministri i Jashtëm shqiptar është nisur në Uashington me një ftesë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë.

Burime diplomatike bëjnë të ditur se Bushati është ftuar që të takohet me Këshilltarin e Presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, Gjeneral Leitnant H.R. McMaster.

Gjenerali McMaster u emëruar pas largimit të gjeneralit Flyn dhe përveçse një zgjedhje e Presidentit Trump, u çmua shumë edhe nga senati dhe posaçërisht senatori John McCain, i cili është dhe kryetari i Komisionit për Shërbimet e Mbrojtjes, si dhe një zë shumë prestigjoz në Kongres.

Zoti McCain ishte gjithashtu pak ditë më parë në Tiranë si pjesë e turit ballkanik, ndërkohë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati u takua dhe në Uashington para dy javësh.

Gjenerali McMaster u zgjodh nga Trump si një ndër personat më të afërt të tij, pas një karriere të gjatë në ushtrinë amerikane, duke nisur që nga Lufta e Gjirit, deri tek luftrat në Irak dhe Afganistan.

Tema kryesore e bisedës do të jetë rajoni, ku Shqipëria ka pasur një rol mjaft aktiv vitet e fundit.

Ky takim vjen pasi kreu i diplomacisë shqiptare u takua në Uashington me homologun e tij amerikan Rex Tillerson, gjatë takimit të Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global Anti-ISIS, ku mes tyre është konfirmuar edhe njëherë bashkëpunimi për të luftuar Shtetit Islamik.

Shqipëria është mjaft aktive në koalicionin anti-ISIS pasi furnizon me municion artilerie të rëndë luftëtarët peshmergë. Për këtë ka marrë më shumë se njëherë kërcënime nga ISIS.

Ndërkaq, pritet që gjatë takimit të flitet edhe për situatën politike në Shqipëri, ku Departamenti i Shtetit është prononcuar më shumë se njëherë jo vetëm nëpërmjet ambasaës së SHBA-së në Tiranë.

Herën e fundit foli nga Prishtina Zyrtari i lartë i DASH Hoyt Lee, i cili ishte kundër shtyrjes së zgjedhjeve dhe qeverisë teknike. /tesheshi.

Artikulli paraprakMilionat e krerëve të shtetit: Nishani fitoi nga qiratë e dyqaneve, Meta nga shitja e apartamenteve, Rama nga pikturat
Artikulli vijuesJa pse prokurimi publik vazhdon të jetë gjenerator i korrupsionit në Kosovë