Studiuesit amerikanë kanë provuar se truri i atyre që përdorin rregullisht pluhurin e bardhë tregon shenja plakjeje më herët se bashkëmoshatarët që nuk kanë përdorur kurrë lëndë narkotike.
Studimi i publikuar në “Molecular Psychiatry”, përfshinte 120 persona me moshë të njëjtë, gjysma e të cilëve kishin varësi nga kokaina, ndërsa pjesa tjetër nuk e kishin provuar kurrë atë.
Pasi skanuan trurin e tyre, studiuesit zbuluan se volumi i humbjes së materies gri në trurin e atyre që konsumonin kokainë ishte më i shpeshtë dhe për pasojë edhe truri i tyre shfaqte shenja plakjeje në krahasim me grupin tjetër.
Sipas studimit, konsumuesit e kokainës humbasin rreth 3,08 ml të volumit të trurit në vit, gati dyfishin e personave që nuk përdorin lëndë narkotike.
“Me kalimin e viteve të gjithë humbasin materien gri të trurit, por kokaina bën që kjo humbje të mos varet nga vitet, duke e plakur trurin përpara kohe.”- shpjegojnë specialistët.
You Might also Like
Çaj kundër dhimbjes së shpinës dhe mesit
Ky çaj redukton inflamacionin dhe lehtëson menjëherë dhimbjet e shpinës. Inflamacioni mund të jetë shkaku…
By
1 Min Read
Kujdesi dento – oral te foshnjet
Përkujdesjes dentale te fëmijët i kushtohet vëmendje më e vogël në krahasim me kujdesjen e…
By
3 Min Read
Mjalti zbut kollën natën
Një lugë mjaltë mund të zbus kollitjen e natës dhe t'u ndihmojë fëmijëve dhe prindërve…
By
3 Min Read
Mësimi përmendësh i Kur’anit përmirëson shëndetin mendor
Mësimi përmendësh i Kur’anit ndihmon në përmirësimin e shëndetit mendor, tregojnë disa hulumtime të bëra…
By
1 Min Read
Mospajtime për Ligjin e Shëndetësisë
Ligji për shëndetësinë pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës gjatë këtij muaji. Ministri i…
By
3 Min Read
Bizele, për më pak stres
Dikur bizelja konsiderohej si ushqim i të varfërve, ndërsa sot luan rolin kryesor në shumë…
By
1 Min Read
