Mospajtime për Ligjin e Shëndetësisë

Ligji për shëndetësinë pritet të miratohet nga Kuvendi i Kosovës gjatë këtij muaji. Ministri i shëndetësisë, Ferid Agani paralajmëron se projektligji ka pësuar disa ndryshime për të cilat punëtorët shëndetësor më herët ishin shprehur të pakënaqur.

Por, projektligji kundërshtohet edhe më tutje nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. Këta të fundit thonë se ministri Agani po e kontrabandon ligjin.

Neni 41 i projekt ligjit për shëndetësinë obligon punëtorët shëndetësor të përcaktohen nëse do të punojnë në sektorin publik apo privat. Ky nen është kundërshtuar vazhdimisht nga punëtorët shëndetësor por që ministri i shëndetësisë, Ferid Agani thotë se rreth këtij neni tashmë është arritur një marrëveshje.

“E kemi bërë një zgjidhje të përbashkët me të cilën kemi lejuar një periudhë një vjeçare gjatë vitit 2013 gjatë së cilës punëtorët shëndetësor do të shqyrtojë mundësitë dhe do të shohin të gjitha variantet më optimale për funksionimin e tyre brenda sektorit publik apo privat, pra kjo dispozitë e ligjit do të zbatohet prej 1 janarit 2014. Me këtë e kemi gjetur atë kompromisin e duhur dhe me këtë kemi arritur konsensusin edhe me punëtorët shëndetësor, tha Agani për transmetuesin publik.

Të kundërtën e thonë në Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë. Kreu i FSSHK-së, Blerim Syla tha për Radio Kosovën se nuk është arritur asnjë marrëveshje lidhur me nenin 41.

“E vërteta është se ne ligjin nuk e kemi marr ende çka tregon një jo transparencë nga ana e ministrit dhe grupit parlamentar, por edhe ne kemi dëgjuar se ai ligj ka pësuar ndryshime. Sa i përket deklarimeve të ministrit unë shfrytëzoj rastin ti drejtohem edhe popullit edhe punëtorëve shëndetësor, se si ka vepruar ministri me këtë ligj tani manipulon edhe me takimet tona të sinqerta. Asnjë konsensus nuk është arritur lidhur me nenin 41, ne përkundrazi kemi kërkuar që ky nen të hiqet derisa të vjen ligji i sigurimeve shëndetësore dhe mandej të shikohet. Mirëpo si duket ministri e ka aftësinë e psikiatrit dhe është duke manipuluar edhe me deputetët por edhe me opinionin tjetër”, tha ai.

Syla thotë se nëse ligji për shëndetësi si i tillë do të miratohet, sektori publik do të mbes pa disa shërbime. Sipas tij shumica e mjekëve do të përcaktohen për sektorin privat.kohaislame

Artikulli paraprakSi t’i “detyrojmë” zorrët të punojnë mirë?
Artikulli vijuesLavrov viziton Egjiptin