Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha, demantoi lajmet e portaleve maqedonase dhe shqiptare se në Tanushë ka grupe të armatosura, transmeton TetovaSot.
Komandant Hoxhës në Facebook ka shkruar se në Tanushë gjendet vetëm ai me banorët, e që janë kundër pushtetit kriminal që po sundon me vendin tashmë qe 10 vite.
“Në afërsi të Tanushës nga ana e Kosovës nuk ka shanse të ketë grupe të armatosura prej patrullimit të shpeshtë të policisë së Kosovës dhe KFORIT, të cilët vazhdimisht bëjnë lëvizje rreth kufirit midis Maqedonisë dhe Kosovës.
Po ashtu edhe në Tanushë, nuk ka grupe të huaja të armatosura, përpos unë me banorët që jemi kundër kriminelëve maqedonas VMRO-DUI-PDSH, pothuajse 10 vite”, shkruan Xhezair Shaqiri, alias Komandant Hoxha, në profilin e tij në Facebook.
Mediat maqedonase të financuara dhe të kontrolluara nga VMRO-ja e Nikolla Gruevskit, sot publikuan se gjoja se një grup prej 40 kosovarëve gjendet afër fshatit Tanushë, në Karadakun e Shkupit, në kufi me Kosovën.