Tërmet në Tiranë, epiqendra 25 km në jugperëndim

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë rreth orës 00:43 minuta të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave të Rrjetit Sizmik të Institutit të Gjeo Shkencave, tërmeti në Tiranë ka qenë me magnitudë 4 ballë i shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 25 km në jugperëndim të kryeqytetit, në Papër të Elbasanit ku lëkundjet kanë qenë me intensitet 5 ballë.

Nuk ka njoftime për dëme materiale, apo njerëz të lënduar./BS/kohaislame

Artikulli paraprakFeith: Kosovës i duhet lidership më i përgjegjshëm
Artikulli vijuesSurroi: Jahjaga të japë dorëheqjen e të kërkojë votën si kandidate e PDK-së