Komandant HOXHA një "selam" agjentit serb: Ke pasë SNAJPERA apo ske pasë PAMPERSA?!

Pas deklaratës skandaloze të një ish agjenti serb Jugoslav Petrushiç të dhënë në televizionin Maqedonas KANAL 5 ku thotë se në 2001 kam mujt mi vra të gjithë ushtarët e UCK-së me snajperët e mi, kishte reagime të ndryshme nga ish ushtarët e UCK-së, një ndër reagimet vjen edhe nga Xhezair Shaqiri – HOXHA i cili tha:

“Hahaa eu që janë bërë qesharake këta gazetarët tanë me tituj qesharak, “po tronditen Shqiptarët e Maqedonisë” nga një deklaratë e një agjenti Serb të pa vlerë i cili mundohet me deklaratat e tij e me ndihmen e disa gazetarëve tanë të na shet frigë.

Me snajper 12.7 unë me shumë shok kemi qenë në shënjestër vitin 2001 në fshatin Malinë, Orizare etj por kurë nuk kan aritë të qëllojnë drejt në distanca mbi 1 km forcat e sigurisë të Maqedonisë, Ne UCK-ja vitin 2001 vetëm në brigadën. 113-114 në Likovë-Kararadak kemi patur mbi 30 snajperë të tillë 12.5-12.7, UCK-ja ka qenë e sulmuar me aeroplana, helikoptera e me armë shuuuum më të fuqishme se snajperët e ktij far agjentit serb dhe nuk na kan trembur, e tani mbas më shum se një decenie po mundohet me fjalë të na frikson.

Po pse ky llafazan nuk e ka marë një snajper 2001 e të vjen në front kundër UCK-së ta kish provuar personalisht luftën? Me siguri nuk ka mund të gjen në at kohë super pampersat që i qëndrojn disa orë per me ja mbulu erën e keqe që i del nga mbrapa.” përfundon HOXHA

Artikulli paraprakSerbët fillojn kolonizimin e Mitrovicës e RTK-ja na flet për "Islam Radikal"
Artikulli vijuesNë njëzet e katër orët e fundit u dhanë vërtetime për 3.673 refugjat