Komandanti i Policisë në veri të Kosovës, Gjuriç: Lejni këto llafe, ska suspendim!

Komandanti rajonal i Policisë së Kosovës në veri, Nenad Gjuriç ka mohuar raportet e disa mediave se një numër i madh i policëve nga komuniteti serb në veri të Kosovës janë pezulluar, raporton Anadolu Agency (AA).
 
“Nuk është e vërtetë. Nuk mund të pohoj nga asnjë burim, askush nuk ka këto informacione, sepse kjo nuk ndodh, dhe nuk ka ndodhur as në rajonin e Mitrovicës Veriore”, ka thënë Gjuriç për Anadolu Agency (AA). 
 
Mediat kanë raportuar dje se në stacionet e policisë në veri të Kosovës janë pezulluar rreth pesëdhjetë policë serbë për shkak të refuzimit të bashkëpunimit të afërt me organet e ndjekjes dhe me zyrtarët që merren me hetime për përzierjen e mundshme të serbëve në krimet e bëra në veri të Kosovës. Arsye për këtë, është thënë, të jetë rrjedhja e informacionit për serbët e dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi në vitin 2011.
 
Gjuriç ka thënë në se protestat e djeshme në Mitrovicën Veriore janë organizuar nga të vetëqeverisurit lokalë të katër komunave në veri të Kosovës, në mbështetje të policisë rajonale Mitrovicës së Veriut për shkak të ndryshimeve të paralajmëruara në strukturën e Stafit të komandës dhe stacionet policore në atë rajon.
 
“Bëhet fjalë për sistematizimin, që bazohet në ndryshimin e një numri të caktuar të njerëzve të cilët ndodhen në vende të caktuara,” shpjegon Gjuriç.
 
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç gjatë protestës së mbajtur dje tha se përpjekjet e Prishtinës për zbatimin e ndryshimeve të stafit të rajonit të Veriut, do të shkaktonin pasoja të gjëra, si për sigurinë, ashtu edhe situatën e përgjithshme politike, dhe se ajo nuk është në përputhje me Traktatin e Brukselit. Rakiç theksoi se Udhëheqja e gjithë rajonit të Veriut ka mbështetje absolute si të qytetarëve ashtu edhe të qeverive lokale dhe nuk do të lejojë shkatërrimin e një sistemi të tillë të stafit që jep rezultatet më të mira.
 
Protesta e djeshme u mbajt para portës që çon drejt stacionit të policisë dhe ndërtesës së Gjykatës Themelore në veri të Mitrovicës, ku morën pjesë qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës, me popullatë shumicë serbe.
Artikulli paraprakHanë bukë nga gruri me pesticide, vdesin 6 anëtarë të një familje
Artikulli vijuesSa iPhone ka shitur Apple deri tani?