Kryetari i Komisionit të Shënjimit të Vijës Kufitare, Shpejtim Bulliqi ka prezantuar para Qeverisë gjetjet rreth demarkacionit të kufirit me Malin e Zi në raportin përfundimtar të këtij komisioni.
Ai ka thënë se komisioni që drejton ka gjetur se shumica e punës së ish komisionit është bërë gabimisht.“Ish komisioni e ka pranuar si të mirëqenë se mbulimi me kadastër i takon palës malazeze.
Nga të dhënat e siguruara se kontrolli efektiv i institucioneve tona ka ekzistuar pa ndërprerë që nga viti 1945 me vurjen e kufirit administrativ”, ka thënë Bulliqi.“Kontestohet se gjatë bisedimeve nuk iu është kushtuar vëmendje hartave”.“Komisioni ynë ka konstatuar se vija kufitare në marrëveshjen e 26 gushtit nuk është në përputhje me kufirin e krahinës autonome të Kosovës.”, ka thënë ai ndër të tjera.
Ai ka thënë se “ata kanë bërë ujdi për kufirin”.Sipas tij demaskimi është dashur të bëhej brenda dy vitesh.“Vija e kufitare e 2015-ës, nënshkrimi nuk është bërë në përputhje me vijën administrative të vitit 1970”, ka shtuar ai.