Komiteti i Helsinkit, marokenët janë në shënjestër të bandave

Komiteti për të drejtat e njeriut ka konstatuar se gjatë javës së kaluar është zvogëluar numri i emigrantëve. Ja se cfarë raporti javor japin ato:
Gjevgjeli, kapacitetet hapësinore dhe kushtet.

Në këtë periudhë janë regjistruar 11.211 emigrant që është 30% më pak nga numri i javës më parë kur janë regjistruar 16.014 emigrant. Punët në kamp shkojnë si duhet dhe ka rregullësi. Në këtë periudhë higjena në kamp është përmirësuar. Shitësit e duhanit të cilët kanë shitur më parë rrethit kampit tashmë mund të shihen brenda por pas intervenimit ato janë larguar.

Në fillim të javës kampin e kanë vizituar dy grupe me nga 15 pjestarë të policisë hungareze me qëllim që të njihen me mënyrën e regjistrimit dhe funksionimin e kampit. Krahas atyre hungareze kampin e kanë vizituar edhe nga policia serbe si dhe një delegacion i Republikës Ceke, me cka ka rënë dukshëm prania e ushtrisë në kufi.

Puna në kampin e Kumanovës shkon në atmosferë të mirë e pa incidente. Funksionimi i ngrohjes shkon mirë dhe transporti i njerëzve me invaliditet drejt Serbisë shkon si duhet pa problem.

Sipas raportit të Komitetit të të drejtave të njeriut thuhet se emigrantët ekonomik të cilët vijnë nga vendet që nuk ka konflikte janë në shënjestër të bandave të cilët i plackitin ato. Raste më të shpeshta janë ato nga Maroko.

Artikulli paraprakNën defilim të maskave, fillon festivali i Vevçanit, a do të fyhet Islami prap?
Artikulli vijuesKodra e Diellit e hap sezonin e skijimit Xhamia akoma mungon?!