Turqi, autokolona humanitare e OKB-së është nisur drejt Idlibit

Autokolona me ndihma humanitare të OKB-së prej 26 kamionëve është nisur nga kalimi kufitar Cilvegozu, në Reyhanliju, në kufirin turko-sirian drejt Sirisë, raporton AA.

20 kamionë po presin në kalimin kufitar Cilvegozu dhe Rejhanli dhe gjashtë kamionë të cilët sapo e kanë kaluar kufirin.

Pritet që edhe dhjetë kamionë të tjerë të kalojnë nëpërmjet kësaj pike kufitare brenda ditës dhe të shkojnë për në Idlib.

Siç mëson gazetari i AA-së, autokolona humanitare e OKB-së prej 40 kamionëve, pas armëpushimit në Siri kaluan kalimin kufitar Cilvegozu, por nuk kanë vazhduar më tej për arsye sigurie.

Ndërsa 20 kamionë të tjerë, të cilët duhet të dërgojnë ndihma në Halep janë duke pritur mundësinë për shpërndarjen e ndihmave.

Artikulli paraprakNë Siri që nga fillimi i konfliktit janë sulmuar 269 spitale
Artikulli vijuesFillon përdorimi i kartave të kreditit në Iran