Kompania Adapteva dëshiron të bëjë superkompjuter për të gjithë

Frymëzuar nga kompani harduerike si Raspberry Pi dhe Arduino, kompania startup e çipeve Adapteva dëshiron t’i bëjë të disponueshëm superkompjuterat për të gjithë.

Projekti Parallella është i bazuar në çipet e saj shumë bërthamore Epiphany. Ato janë zhvilluar gjatë katër viteve të fundit.

Shpejtuesi Epiphany konsiston në një ‘vektor të përshkallëzueshëm të proçesorëve të thjeshtë RISC, i cili është i programuar në C/C++ dhe lidhet me një rrjet çipesh brenda një arkitekture të vetme të ndashme (shared) të kujtesës’, thuhet në faqen zyrtare.

Kompjuteri Parallella do të ketë një dual-core ARM A9 CPU, shpejtuesit shumë bërthamor Epiphany, 1GB RAM së bashku me hapësirat për USB 2.0 dhe lidhjet e ethernetit.

Nëse arrin të mbledhë paratë e nevojshme, Adapteva mund t’i shesë çipet Epiphany për publikun për më pak se 100$.

Ndërkohë që kanë mbetur edhe disa ditë nga fushata, kompania ka grumbulluar deri tani 137 659 $ nga shuma e kërkuar prej 750 000 $.kohaislame

Artikulli paraprakKush është kërcënimi më i madh ndaj Apple
Artikulli vijuesDacic këmbëngul për ndarje të Kosovës