Komponentët e kakaos mund ta kthejnë kujtesën e humbur

Personat që hyjnë në të 50-at dhe 60-at e tyre kanë tendencë të fillojnë t’i humbin disa pjesë të kujtesës së tyre afatshkurtër, por komponentët që gjenden në mënyrë natyrale në kakao mund të ndihmojnë në kthimin prapa të kësaj dukurie.
 
Hulumtuesit nga Columbia University Medical Center ua kanë dhënë një pije testuese me përmbajtje të flavanolit të kakaos 37 vullnetarëve të shëndetshëm në mes të moshës 50 dhe 69-vjeçare. Disa morën një dietë me përbërje të lartë të flavanolit dhe të tjerët morën një dietë me përbërje të ulët të flavanolit. Skanimi i trurit ishte bërë para dhe pas periudhës së provës, dhe studiuesit e gjetën një përmirësim të dukshëm në rajonin dentate gyrus të trurit, i cili është i lidhur me llojin e humbjes së kujtesës që po e studionin.
 
Hulumtuesit thonë se ky lloj trajtimi nuk është menduar për njerëzit që vuajnë nga Alzheimeri, por për të rriturit e shëndetshëm pa ndonjë çrregullim të njohur të trurit përveç humbjes së zakonshme të kujtesës që ndërlidhet me moshën. “Nëse një pjesëmarrës e kishte kujtesën e një 60-vjeçari tipik në fillim të studimit, pas tre muajsh ai person mesatarisht e kishte kujtesën e një 30- apo 40-vjeçari tipik,” tha dr. Scott A. Small, një nga studiuesit e përfshirë në studim. Ai gjithashtu shtoi se një studim më i madh duhet të bëhet për t’i konfirmuar rezultatet, të cilat ekipi i tij po planifikon t’i bëjë.
 
Hulumtimi i ri mund të gjendet në numrin e fundit të “Nature Neuroscience”.
Artikulli paraprakApple hoqi dorë nga iPhone 6C
Artikulli vijuesSergio Romero portieri i ri i Manchester United