Qe 4 vjet, asnjë lindje në Kamenicë!

Janë bërë 4 vjet dhe asnjë foshnjë nuk ka lindur në komunën e Kamenicës. Gratë e kësaj komune lindin fëmijët në spitalin e Gjilanit ose të Prishtinës.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Kamenicës rrëfen për historinë e Klinikës Gjinekologjike në Kamenicë dhe mbylljes së saj.Njerku përdhunoi dhe la shtatzënë vajzën 9 vjeçe, nëna e kupton pas 5 muajsh.Çfarë duhet të dini për sindromin e Vdekjes së Papritur të Foshnjave Bucolli tregon se kanë bërë shumë herë përpjekje për ta rifunksionalizuar këtë qendër, por kanë qenë përpjekje të kota.

Ai, po ashtu, tregon se ka pasur ankesa edhe nga qytetarët, e që të njëjtit duhet udhëtuar deri në qendrën më të afërt ose për të ardhur në Prishtinë.

E gjatë fushatës zgjedhore në emisionin “Tribunë Zgjedhore” kandidatët për kryetar të kësaj komune, kishin premtuar që kjo qendër të rifunksionalizohet.

Në Kamenicë në zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën më 22 tetor e pastaj balotazhi më 19 nëntor, fitoi Qëndron Kastrati nga Vetëvendosje, që është kryetari më i ri në Kosovë nga mosha që është i pamartuar dhe nuk ka fëmijë.

Artikulli paraprakPresidenti Meta: Shqiptarët janë të pandashëm
Artikulli vijues‘FSK është gati të bëhet ushtri’