Komuna e Çairit përmes koordinatorit të saj Nedim Rama në bashkëpunim me organizatën Legis, ndihmuan refugjatët sirian në Tabanoc me 2.000 pako ushqimore dhe rreth 500 qebe, transmeton zhurnal.mk
Driton Maliqi nga Legis, për agjencinë e Lajmeve Zhurnal deklaroi se kjo ndihmë vjen në momentet më kritike për refugjatët sirian si dhe iu falënderua Komunës së Cairit për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë.
Në anën tjetër u premtua se ky bashkëpunim do të vazhdoje edhe në të ardhmen me qëllim që këtyre njerëzve në nevojë t`i dilet në ndihmë.
Përndryshe përfaqësuesit e organizatave të ndryshme jo qeveritare apeluan deri te njerëzit e ndryshëm dhe institucionet që të përkrahen këto njerëz e sidomos në këtë periudhë kur bien temperaturat dhe koha fillon që të ftohet.