Ushtarët izraelitë shkatërrojnë shtëpitë e 3 palestinezëve që vranë

Ushtarët izraelitë kanë shmebur shtëpitë e 3 palestinezëve që vranë me pretendimin se kanë sulmuar ushtrinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mes forcave të ushtrisë izraelite dhe banorëve të zonës ka pasur konfrontime fizike. Ndërkohë që theksohet se ushtarët izraelitë kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba plastikë dhe të vërtetë kundër banorëve. Nga ana tjetër thuhet se palestinezët i janë përgjigjur me gurë dhe përzierje molotofi.

Kryetari i Bashkisë Kabatije, Ahmed Kemil tha se ushtarët izraelitë kanë prishur shtëpitë e Ahmed Zekarine, Ahmed Eburrab dhe Muhammed Kemil-it në qytetin Xhenin.

Të rinjtë të cilët iu prishën shtëpitë, në muajin shkurt u vranë nga ushtria izraelite me pretendimin se kanë kryer një sulm me armë të ftohta në Jerusalemin Lindor.

Nga ana tjetër burimet e forcave të sigurisë izraelite thonë se ushtria e këtij vendi ka arrestuar një numër të madh palestinezësh në Bregun Perëndimor. Burimet thonë se ndër të arrestuarit gjendet edhe daja i fëmijës Ali Devebishe i cili humbi jetën si pasojë e një zjarri të qëllimshëm në shtëpinë e tij.

Artikulli paraprakMinistria e Mbrojtjes të Azerbejxhanit: Vriten 70 ushtarë armenë
Artikulli vijues54 planete të tjera perveç Tokës